• E mërkurë / May-27 17:11
  • Kontakt

znj.Ardita Sinani ua uron festën e Fitër Bajramit

znj.Ardita Sinani ua uron festën e Fitër Bajramit

Të dashur qytetarë të Luginës së Preshevës,

Dëshiroj që t'Ju uroj nga zemra festën e madhe të Fitër Bajramit.

Duke pasur parasysh rëndësinë dhe vlerën e kësaj feste për të gjithë muslimanët, dua t'Ju uroj të gjitha të mirat, shëndet, begati e mbarësi në familjet tuaja.

Meqenëse sot edhe përfundon muaji i Ramazanit, lusim Zotin që të gjitha lutjet tona të jenë të pranuara dhe  të shpërblyera nga Zoti i Madhërishëm.

Le të jetë kjo festë e madhe një shembull i përhershëm për të gjithë se si duhet vepruar njeriu i devotshëm duke ftuar në paqe, mirësi, tolerancë e dashuri ndër vëllazërore, ashtu siç na mëson edhe feja jonë e pastër, feja Islame.

Me respekt,

Ardita SINANI