Dr.Sc.Ragmi Mustafa ua uron festën e Fitër Bajramit

Dr.Sc.Ragmi Mustafa ua uron festën e Fitër Bajramit

Uroj që sakrifica e agjërimit dhe ibadetet gjatë muajit të madhërishëm të Ramazanit të kthehen në mirësi, paqe e begati në shtëpitë dhe familjet tuaja.

Në këtë ditë feste për të gjithë besimtarët myslimanë le të mbizotërojë solidariteti, paqja, toleranca dhe respekti. Të udhëhequr nga fryma e kësaj feste të bekuar, të vazhdojmë të kultivojmë vlerat tona fetare dhe kombëtare për të ndërtuar një të ardhme me të ndritur për gjeneratat që vijnë pas.

Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare të gjithë besimtarëve të fesë islame ua uroj festën e Fitër Bajramit duke ju dëshiruar shëndet të plotë, mirëqenie dhe mbarësi.

RM.