Për herë të parë pas një kohë të gjatë Vjosa Osmani përkrah LDK-në në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani foli edhe për votën e saj krahas marrëveshjeve përfundimtare të cilat sot janë pjesë e rendit të ditës.

Osmani gjithashtu ka folur edhe për fjalimet e deputetëve të cilat nuk ishin shumica lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare, raporton lajmi.net.

“Pse unë votoj pro nuk ka të bëjë me qëndrim politik, flas për këtë qëndrim që e kam mbajtur në opozitë. Të nderuar deputetë, është e domosdoshme që për çështje të tilla, të kemi jo vetëm bashkëpunim, por mos të kemi qasje selektive sepse në SHBA thonë çfarë shkon edhe vjen mbrapsht, pra është mirë që kur ligje e marrëveshje të ndërkombëtare bllokohen për arsye politike, secili përgatitet që t’i vijë e njëjta, por kërkojë që këto marrëveshje t’i trajtojmë duke i vlerësuar sa i ndihmojnë qytetarët”, tha Osmani.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka reaguar kërkesës së shefit të deputetëve të LDK-së, Arben Gashit i cili pas një polemike me Artan Abrashin e VV-së kërkoi që i njëjti të përjashtohet nga seanca.

“Të gjithë dolën jashtë temës, mbi 90 për qind të tyre ishin jashtë temës kështu që do të duhej që unë t’ia ndalja fjalën mbi 90 për qind të deputetëve sepse ne do të duhej të angazhoheshim në debat për këto tema. Debati në këtë kuvend nuk e mbaj mend që ka qenë në temë. Për mua është me rëndësi të sqaroj çështjen e marrëveshjeve ndërkombëtare sepse kam qenë edhe pjesë e tyre. Disa prej tyre janë marrëveshje që janë diskutuar me Bankën Botërore dhe gati dy muaj kemi tentuar të marrim përkrahje nga grupet parlamentare që këto marrëveshje të votohen në kuvend edhe me qeveri të shkarkuar sepse Kushtetuta e vendit përderisa qëndron e heshtur dhe nuk ia ndalon qeverisë të procedojë materiale nuk ka pasur pengesë ligjore të votoheshin edhe pas 25 marshit, pra 25 mars, deri më 3 qershor dhe e vetmja pengesë ka qenë mungesa e vullnetit politik. Por meqenëse kam tentuar në çdo mënyrë që këto marrëveshje të silleshin në kuvend edhe në këtë periudhë besoj që e kam të drejtën morale të kërkoj edhe sot, po e përmendi rastin e Gjilanit ku jetoj së paku 6 muaj, ne jemi në kohë pandemie kur Anamorava nuk ka ujë për t’i larë duart. Natyrisht që këto marrëveshje nuk kanë me ujërat në Gjilan, por modeli që jepet do të na e ulë kredibilitetin për të kërkuar marrëveshje të reja nëse nuk i bëjmë këto që ka afat vetëm deri në fund të qershorit. Mendoj që kjo mund të rregullohet brenda një viti kur do të kemi qeveri tjetër.”, tha Osmani.

“Unë nuk do të përjashtoj deputetë nga kjo seancë”, tha Osmani.