Lutfi Haziri pyetet pse Gjilani nuk ka asnjë ministër, kjo është përgjigjja e tij

Lutfi Haziri pyetet pse Gjilani nuk ka asnjë ministër, kjo është përgjigjja e tij

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, në një konferencë për media, ka folur edhe sa i përket emërimit të zëvendësministrave nga komuna e Gjilanit të cilët i ka përgëzuar.

I pyetur pse Gjilani nuk ka asnjë ministër, ai ka thënë se nuk ka qenë i interesuar që të shtynte persona në pozita udhëheqëse në Qeverinë Hoti pasi deputet e zgjedhur të cilët edhe ashtu janë të paktë nga Gjilani nuk ka qenë e rrugës që t’i lirojnë pozitat e tyre.

“Në hapin e dytë të zv.ministrave do të ketë emra dhe profesionistë që do t’i bashkohen qeverisë për të ndihmuar në realizimin e programit qeverisës, prej tyre do të ketë edhe nga Gjilani. Ai ka thënë se Gjilani ka përfaqësim më të vogël në histori, LDK ka 4 deputetë, VV ka 3 deputetë. Çështja e ministrave është e profilit, programit politik dhe interesave politike për përfaqësim. S’kam pasë interes me shty dhe me mbështet përfaqësim në nivel të ministrave në këtë mandat”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka thënë se as vetë s’ka pranuar të marrë pozita në Qeverinë Kurti pasi ka qenë i interesuar që të përfundojë mandatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit.

“Vetë nuk kam pranuar në qeverisjen LDK -VV me marrë pjesë, pasi kam dashur me kry mandatin tim si kryetar i Gjilanit dhe askush tjetër nuk ka pas interesim. S’kam qenë i interesuar që deputetët të zgjedhur me marrë pozitën e ministrave”, tha Haziri.