z.Sadriu: ''Farsa politike'' dhe pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare me listën ''Lugina e Bashkuar'' për Beograd mbaroi.

z.Sadriu: "Farsa politike" dhe pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare me listën "Lugina e Bashkuar" për Beograd mbaroi.


"Farsa politike" dhe pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare me listën "Lugina e Bashkuar" për Beograd mbaroi.

Beogradi , mirëpriti angazhimin e Tiranës në "bashkimin e shqiptarëve" në Luginë për interesat afatshkurtëra të Vuçiqit në kuadër të proceseve, të cilat e presin Serbinë.

Zgjedhjet parlamentare, ashtu edhe siç është pritur nga shqiptarët në Luginë të Preshevës u bojkotuan, por mjerisht vullneti i popullit po tjetërsohet për të saten here , në mënyrë të paskrupullt përmes mbushjes së kutive të votimit, vjedhje kjo që i siguroi dy mandate listës "Lugina e Bashkuar".

Rezultatet e zgjedhjeve vetëm sa e sforcuan autokracinë një partiake në Serbi, duke prodhuar në nivel qendror dhe nivele lokale kontrolle të plota të pushteteve nga Partia përparimtare serbe.

"Fitorja e Pirros" e "Luginës së Bashkuar" u përshëndet nga një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve institucional dhe partiak edhe nga Republika e Kosovës, mbase po të mbështetej kjo listë edhe me proces të votimit në Kosovë nga të njejtit, meqë Serbia i konsideron si "qytetarë të vet" dhe i mundësoi që në territorin e Republikës së Kosovës të votohet, do të kishim mundësinë që në parlamentin e Serbisë të kishim mbi 30 deputet shqiptarë.

"Fitoren" e "Luginës së Bashkuar", presidenti dhe qeveria e re serbe do ta shfrytëzojë për të argumentuar se shqiptarët në Serbi kanë mjaft të drejta dhe janë mirë të integruar, andaj s'duhet ndryshuar asgjë, përderisa spastrimi etnik i shqiptarëve me masa burokratike po vazhdon.

Duke parë tërësinë e problemeve në Luginë të Preshevës për zgjidhjen e statusit të saj politik, si kurrë më parë i nevojitet mbështetje nga Kosova në kuadër të marrëveshjes së pritshme gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, ndërsa bashkimi është e vetmja zgjidhje!