Cakaj takohet me Grenellin: Nuk ka marrëveshje sekrete për ndarje të Kosovës

Cakaj takohet me Grenellin: Nuk ka marrëveshje sekrete për ndarje të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj është takuar sot me emisarin amerian Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë në Washtington.

Cakaj ka thënë se nuk ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarjen e Kosovës dhe as shkëmbim territoriale. Gjithashtu ka thënë se nuk ka nxitim për arritjen e marrëveshjes.

“Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, ka shkruar Cakaj bnë Facebook. 

Ky është reagimi i plotë:

Sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington patëm një takim të shkëlqyer me Ambasadorin Richard Grenell.

Biseduam për rëndësinë e një marrëveshje të qëndrueshme mes Republikës së Kosovës e Serbisë dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi.

Për sqarim: S’KA MARRËVESHJE TË FSHEHTË, AS PLANE PËR NDARJE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, AS SHKËMBIME TERRITORIALE, AS NXITIM PËR NDONJË MARRËVESHJE TË DËMSHME, VEÇ PËRPJEKJE PËR TË NXITUR ZHVILLIMIN EKONOMIK E FORCUAR POPULLIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NDËRKOMBËTARISHT ME MBËSHTETJEN E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS!

Pavarësisht sfidave, Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës! 

ZOTI I BEKOFTË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS