Pyetet nëse e ka udhëzuar diçka Hashim Thaçin, Edi Rama e godet Albin Kurtin

Pyetet nëse e ka udhëzuar diçka Hashim Thaçin, Edi Rama e godet Albin Kurtin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur nëse e ka udhëzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thacin që të mos dorëhiqet nga pozita e të parit të shtetit.

Para mediave, Rama ka thënë se nuk e udhëzon askënd.

“Unë… unë të udhëzoj gjarpërin.. Kështu e ka pasur pseudonimin në kohë të luftës, unë nuk udhëzoj askënd”, tha ai, derisa, shtoi se në Kosovë ka parë udhëzues të të gjithë popullit, duke aluduar këtu me kreun e LVV’së, Albin Kurtin.

“Kam parë në Kosovë udhëzues të të gjithë popullit, kudo që ndodhet po runë vetë jo. Nuk mendoj që proletarët e të gjitha vendeve duhet të bashkohen, unë mendoj që ne të gjithë duhet të bashkohemi në qëllim sigurisht secili ka kënvështrimin e vetë për arritjen e qëllimit, por, sigurisht duhet të jemi respektues ndaj njëri tjetrit, kur mendojmë ndryshe nga njëri tjetri, të paktën për tema të mëdha. S’kemi tema më të mëdha këto, integrimi në BE është temë e madhe por nuk është aq e madhe sa njohja e Kosovës nga Serbia”, tha Rama.