Rivedil promovohet në Preshevë (VIDEO)

Kompania Rivedil së shpejti dhe në Preshevë

Kompania Italiane Rivedil e materialit për dekor të brendshëm dhe të jashtëm për herë të parë erdhi në Preshevë për të bërë promovimin e materialit punues të kësaj firme. Promovimi u bë në amfiteatrin e shtëpisë së kulturës "Abdulla Krashnica'' nga përfaqësuesit e kësaj firme për Ballkan z.Basri Sadiku dhe përfaqësuesi i Rivedilit për Preshevë z.Betim Demiri.

Z. Sadiku u deklaruaa se kompania Rivedil është kompani nga Italia dhe  ka pikat e saj në Maqedoni dhe Kosovë ndërsa tani për herë të parë do jetë dhe në Preshevë.

Betim Demiri është poashtu një i trajnuar nga firma Rivedil në Maqedoni dhe njëkohëisht tashmë është përfaqësues i kësaj firme në Preshevë, ku shumë shpejt do të fillojnë trajnimet e punëtorëve dhe do të hapet një pikë e kompanisë Rivedil këtu në Preshevë.

Kompania Rivedil tashmë është një ndër kompanitë më të njohura në tregun mbarëkombëtar me materialet më cilësore si dhe kjo kompani shumë shpejt do të jetë dhe në tregun tonë.