• E mërkurë / Aug-05 07:12
  • Kontakt

Ndryshon mendje Zvicra, heq karantinën 10-ditore për 29 shtete

Zvicra ka marrë vendim që të gjithë ata që do të shkojnë në këtë shtet ose do të kthehen nuk do të futen në karantinë për 10 ditë.

Efektiviteti i kësaj mase po rezulton i diskutueshëm, sipas agjencisë së lajmeve e Zvicrës, Keystone-SDA.

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), ka thënë se ky vendim është marrë duke u mbështetetur në vullnetin e mirë të qytetarëve.

Njerëzit që kthehen në Zvicër nga njëri prej 29 vendeve të listuara si problematike, doganat janë të autorizuara t’ua kujtojnë detyrat e tyre. Kjo detyrë është që ata të raportojnë tek autoritetet në kantonin e tyre brenda 48 orëve të ardhshme. Personat e ndaluar në këtë mënyrë duhet të sigurojnë vetëm në mënyrë verbale se do t’i përmbahen këtij detyrimi.

Kontrollet sistematike në kufijtë tokësorë janë të pamundshme. Nga ana tjetër, siç raportohet, për ata pasagjerë që në Zvicër mbërrijnë me aeroplan, të dhënat regjistrohen gjatë fluturimit dhe ata informohen. Një qasje e ngjashme është parashikuar edhe për udhëtimin me autobus.

“Po ashtu, nuk duhet të nënvlerësohet efekti i kontrollit shoqëror. Një person që kthehet nga një zonë e rrezikut zakonisht nuk është i vetmi që di për këtë. Familja juaj, rrethina e tij, dhe punëdhënësi mund të informohen për këtë”.