z.Kamberi ka pritur në takim ministrat z.Selimi dhe znj.Haradinaj-Stublla

z.Kamberi ka pritur në takim ministrat z.Selimi dhe znj.Haradinaj-Stublla


Kryetari i Komunës së bujanocit z.Shaip Kamberi kan mikpritur delegacionin me ministrat e Kosovës të cilët po qëndrojnë për vizitë në Luginë të Preshevës

"Në takim me ministrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës: Meliza Haradinaj-Stublla dhe Selim Selimi. Sfidat e deputetëve shqiptarë në Parlament dhe perspektivat e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës", ka shkruar Kamberi.

Selim Selimi, ministër i Drejtësisë në Kosoveë është shprehur se gjatë vizitës së tij në  Bujanoc takoi edhe  deputetët e zgjedhur nga "Lista e Përbashkët" Alternativa Demokratike Shqiptare.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi janë dy ministrat e parë të Qeverisë Hoti që sot vizituan Luginën e Preshevës.