Në një konferencë për media, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur marrëveshjen e nënshkruar me kryeminsitrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.
Thaçi bëri të ditur pikat e nënshkruara, pjesë e marrëveshjes me Malin e Zi, e që ndërkohë pritet të procedohet në Kuvendin e Kosovës për ratifikim.
Përmes kësaj deklarate dy presidentët u kanë bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në gushtin e vitit 2015. Këtë marrëveshje e kishte nënshkruar Thaçi si zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme të Kosovës.
Në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti Thaçi tha se kjo është dhurata më e mirë për këtë përvjetor.