Kryetari i Komunës së Bujanocit Dr.Nagip Arifi ua uron festën e Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Bujanocit Dr.Nagip Arifi ua uron festën e Kurban Bajramit

Të nderuar qytetarë të besimit islam !                                        

Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, më lejoni që në emër timin personal dhe të komunës së Bujanocit t’ju shpreh urimet më të sinqerta për gjithë komunitetin islam.         

Ndonëse kushtet e krijuara nga pandemia Covid 19 po na detyrojnë që këtë Kurban Bajram ta festojmë në një mënyrë më të veçantë se herave tjera, kjo aspak nuk do të zbehë këtë festë. Meqë kjo ditë ka kuptimin e faljes dhe mirëkuptimit, dashurisë ndaj njëri tjetrit, paqës, mëshirës e bamirësisë, e edhe solidaritetit mes njerëzve, me qëllim të mos përhapjes së pandemisë do të apeloja për më shumë kujdes gjatë vizitave mes familjarëve e miqëve, dhe më shumë mirëkuptim dhe solidaritet mes nesh.                                             

Duke shpresuar që Zoti i Madhërueshëm do të pranojë veprat, lutjet e sakrificat e muslimanëve, Gëzuar Kurban Bajramin!

Dr.Nagip Arifi - Kryetar i Komunës së Bujanocit