• E mërkurë / Aug-05 05:57
  • Kontakt

Vuçiq për projektligjin e UÇK-së: Serbët në Kosovë do të arrestohen nëse s’mendojnë si shqiptarë

Vuçiq për projektligjin e UÇK-së: Serbët në Kosovë do të arrestohen nëse s’mendojnë si shqiptarë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së që deputetët e Kosovës po duan ta miratojnë do t’ua kufizojë të drejtën e fjalës së lirë serbëve të Kosovës, e madje ai thotë se ata do të arrestohen nëse nuk mendojnë si shqiptarë.

“Autoritetet e përkohshme të Prishtinës dëshirojnë të prezantojnë një vepër verbale dhe t’i bëjnë të gjithë serbët të mendojnë si shqiptarë në Kosovë dhe Metohi dhe të shkojnë në burg nëse thonë ndryshe”, tha Vuçiq pasi u pyet nga gazetarët për këtë çështje, njofton Klan Kosova.

“Është bërë një lloj mode për në rajon, kështu që ju nuk mund të thoni asgjë nëse mendoni ndryshe. Ata bënë modele të së vërtetës dhe nëse dilni nga ai model i së vërtetës, do të ketë një ndjekje të përgjithshme mediatike”, shkruan Tanjug.

Në argumentimin e tij Vuçiq mori shembull shkarkimin e ish-ministrit serb të Kosovës, Ivan Teodosijeviq, nga kryeministri Haradinaj. Ai u shkarkua pasi e quajti të sajuar Masakrën e Reçakut dhe e konsideroi Ëilliam Ëalker kriminel.

Vuçiq bëri këto deklaratë pas asaj që e tha ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, se “Ligji i propozuar për vlerat e UÇK-së … kriminalizon fjalën e lirë, frikëson qytetarët dhe është i kushtueshëm”.

Projektligji përpiqet të legalizojë një detyrim institucional dhe qytetar për të mbrojtur imazhin e ushtrisë guerile të UÇK-së që luftoi kundër forcave serbe që po kryenin masakra në Kosovë.

Ai parashikon krijimin e një Muzeu Lufte dhe Ditën e Përkujtimit të luftës që përfundoi në vitin 1999 me tërheqjen e forcave serbe pas një fushate të gjatë të NATO-s.