• E mërkurë / Aug-05 06:24
  • Kontakt

Komunës së Preshevës nuk po i mjaftojnë rrugët lokale, me paratë e qytetarëve po kujdeset edhe për rrugët që janë përgjegjësi e Vuçiqit

Komunës së Preshevës nuk po i mjaftojnë rrugët lokale, me paratë e qytetarëve po kujdeset edhe për rrugët që janë përgjegjësi e Vuçiqit

Një njoftim të Komunës së Preshevës në lidhje me disa punime që po zhvillohen në një rrugë e cila është në përgjegjësi të “Putevi Srbije”, e ka kundërshtuar Partia Demokratike Shqiptare përmes Ilir Sadriut, duke thënë se përveq se nuk është kompetencë e Komunës ajo rrugë, në planin urbanistik të Komunës tonë është paraparë zgjërimi e ndricimi i asaj rruge, nga korridori 10 në drejtim të qytetit.

Duke pas parasysh që brenda qytetit edhe ka shumë lagje të cilat nuk janë të asfalltuara e që është turp, sepse kjo ndodhë vetëm për arsye partiake dhe militanteske, kujdesja për rrugë nacionale, rrugë nën kompetenca të Vuciqit bëhet edhe më e turpshme nga ana e komunës tonë.

Ja reagimi i plotë i Sadriut:

Si e arritur e madhe u pat cilësuar asfaltimi i udhës shtetërore që kalon nëpër rrugët Vasa Smajeviq, 15 Nëntori dhe atë të Gjilanit.
Kostoja e asfaltimit të një pjese të kësaj udhe e realizuar nga ndërmarrja e rrugëve (Putevi Srbija) duhet të ket qenë mbi 200.000 euro.
Krerët e “ndryshimit” e lejuan, madje me ngulm kërkuan që të asfaltohet e tillë, pa shikuar se çfarë është planifikuar me planin urbanistik të Komunës së Preshevës dhe cilat ishin nismat që kishte ndërmarrë komuna me herët.
Qytetarët janë dëshmitar që pas të reshurave, në mungesë të kanalizimeve atmosferike, kjo zonë vërshohet nga uji duke shkaktuar dëme të konsiderushme edhe nëpër shtëpi të banimit.
Me planin urbanistik të komunës së Preshevës ishte paraparë zgjerimi i udhës shtetërore nga koridori 10 në drejtim të qytetit, sigurimi i kanalizimit atmosferik, rregullimi i trotuarëve, sigurimi i ndriçimit publik, bankinave etj.
Komuna e Preshevës në njoftimin e publikuar me datë 29 korrik 2020, njoftojnë se paskan filluar mirëmbajtjen e infrastrukturës respektivisht pastrimin e kanalit atmosferik në drejtim të Stacionit Hekurudhor, udhë kjo shtetërore, të cilën e paskan emërtuar si rrugë lokale, gjë që nuk është e vërtetë.
Mirëmbajtja e udhës së lartëcekur shtetërore është në kompetencë të ndërmarrjes së udhëve “Putevi Srbija”, ku ky pushtet lokal me herët akuzonin se nuk kemi ditur të bëjmë kërkesa për mirëmbajtjen e saj, gjë për të cilën kaher i kam demantuar.
Tani të njejtit, nuk bëjnë kërkesa ndaj ndërmarrjes kompetente por angazhojnë me fletporosi (PA TENDER) kompani të afërta me pushtetin, me qëllimin e vetëm ngjitjen dorës të njejtëve dhe qarkullimin e parasë publike nga buxheti i Komunës së Preshevës.
Para pak ditësh e pamë që ishte anuluar Tenderi 1 milion €, për trotuarin që kalon në po të njëjtën udhë shtetërore, poashtu në këtë udhë ndodhet edhe Parku i Hajnisë.
Kjo udhë është bërë model turpi, mashtrimi dhe vjedhje!