Udhëtoi në vitin 2030, burri tregon se çfarë e pret botën dhe presidenten e parë femër të SHBA-ve

Një burrë i cili deklaron se ka udhëtuar në kohë deri në vitin 2030, ka bërë një seri parashikimesh ...

Një burrë i cili deklaron se ka udhëtuar në kohë deri në vitin 2030, ka bërë një seri parashikimesh për presidentin e ardhshëm të SHBA-së. Burri i njohur thjesht me emrin Noah, krijoi polemika javën e shkur kur tha se vinte nga e ardhmja, dhe se po rrezikonte jetën e tij duke i treguar njerëzve se çfarë i ka rezervuar e ardhmja. Në një intervistë me radion Australiane, Noah u shpreh se në vitin 2030, presidentja e SHBA-ve do të ishte mbesa e vetme e Martin Luther King i ri, Yolanda Renee King.

Ajo do të jetë 21-vjeç në atë kohë, dhe SHBA do të krijojë një ligj i cili e lehtëson faktin që presidenti mund të jetë aq i ri në moshë.

Aktualisht në Amerikë ligji thotë se duhet të jesh mbi 35 vjeç për të mbajtur postin e presidentit. Kennedy ishte presidenti më i ri i zgjedhur pasi ishte 43 vjeç. Yolanda aktualisht është 9 vjeç.  Ajo ka treguar tashmë se ka talentin e gjyshit të saj për fjalime pasionante.

Në intervistë Noah u shpreh se Donald Trump do të rizgjidhet president për herë të dytë. Por ai refuzoi të thoshte emrin e presidentit që do vijë pas Trump pasi sipas tij ai do të bëjë një gjë shumë të keqe, ndërsa aktualisht është figurë politike. Noah i tha këto parashikime duke bërë testin e së vërtetës dhe e kaloi atë me sukses.

Parashikimet e Noah për vitin 2030

1 – Trump do të rizgjidhet në vitin 2020

2 – Telefonat do të bëhen më të mëdhenj në vitin 2030

3 – Robotët do të kenë shtëpitë e tyre

4 – Bitcoin do të përdoret masivisht, por edhe paratë e tjera do vazhdojnë të përdoren

5 – Çështjet e ngrohjes globale do të thellohen, dhe Amerika Veriore do të bëhet më e nxehtë, ndërsa Europa më e ftohtë.

6 – Njerëzit do të fluturojnë drejt Marsit në 2028, i njëjti vit ku do të bëhet publik udhëtimi në kohë

7 – Disa sëmundje do të gjejnë kurën, përfshi këtu edhe disa lloje kanceri

8 – Inteligjenca artificiale do të arrijë kulmin në 2021, dhe kompjuterat do të zëvendësohen me syze si ato që ka nxjerrë “google”