Pas arritjes së marrëveshjes së presidentëve, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviq për rishikimin e demarkacionit, me këtë temë janë marrë edhe mediat serbe.
Pothuajse të gjitha kanë raportuar se kushti i BE-së për Kosovës rreth vizave drejtë zgjidhjes, transmeton lajmi.net.
B92, thotë se nga “Kabineti i Presidentit Vujanoviq ka bërë të ditur se me Thaçi u takua me synimin për të nxitur parlamentin e Kosovës të ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin e nënshkruar në vitin 2015 në Vjenë, të cilën Parlamenti malazez ka bërë tashmë”.
Për të njejtën temë kanë shkuar edhe agjencia e lajmeve Tanjug, Beta, më pas mediat e tija Blic, Novosti, telegraf e të tjera. Mediat në fjalë shquajnë se Kosova me miratimin e kësaj marrëveshje në Kuvend është një hap përpara liberalizimit të vizave.