Pas ndarjes nga jeta e z.Jonuz Musliut në krye të detyrës u zgjedh Shukri Ymeri njëherit edhe ish zv.kryetari i këtij këshilli.
I ftuar në studion e ''Zëri Politik'' z.Ymeri tha se me përbërjen e re në Këshillin Kombëtar Shqiptar të emruar janë:
Shukri Ymeri-kryetar i kshillit kombëtar shqiptar
Ardita Sinani-zv.kryetare
Galip Beqiri-kryetar i kshillit ekzekutiv
Musli Rashiti-zv.kryetar i kshillit ekzekutiv
KKSH funksionon në bazë të ligjit dhe në kompetencat e saj ka katër fusha atë të arsimit,informimit,përdorimin e gjuhës dhe shkrimit shqip si dhe kulturën.Qështja e arsimit është e lidhur ngusht me Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe si pikë kyqe është qështja e teksteve shkollore ku në vitin 2014 ishte një qëndrim i ngurt dhe origjinal që tekstet shkollore të jenë nga Kosova dhe Shqipëria.
Mirëpo, deri në fund të këtij mandati numri i teksteve do të rritet si në shkollat fillore po ashtu edhe ne ato të mesme kryesisht do të kenë tekste nga Shqipria.
Këshilli i tanishëm numëron 15 këshilltar pas bojkotimit të qytetarëve tanë ne zgjedhjet e kaluar mirpo,me zgjedhjet që do të realizohen diku në nëntor të këtij viti mbetemi me shpresë që ky kshill ti rikthehet numrit më të hershëm prej 29 kshilltarëve.
Sa i përket bashkpunimit z.Ymeri nuk anashkalon asnjë mundsi bashkpunimi.Ku gjithashtu përmendi edhe ndarjen e buxhetit të vitit 2018 edhe pse ky buxhet ende nuk është caktuar mirpo me ndarjen e buxhetit sa i përket informimit përfitues të mjeteve do të jenë të gjithë ato projekte që do të jenë më mirë të përgaditur.
Me përfundimin e emisionit z.Ymeri uroi jubileun e parë të pavarsisë së Kosovës të gjitha institucioneve duke i dëshiruar jubile të pakufi.