Demarkacioni: Të gjithë liderët shtetërorë dhe politikë shkojnë të Apostolova dhe Delawie

Takimet nuk kanë të ndalur, pas presidentit përfaqësuesit e partive politike takojnë ambasadorët.

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thirr në një takim me përfaqësuesit e liderët e vendit, përfaqësuesit e partive politike e ambasadorët.

Kjo thirrje për takim erdhi pasi arritjes së aneks-marrëveshjes për demarkacionin mes presidenti të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujkoviq.

Në takim ka shkuar presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, kryeparlamentari, Kadri Veseli, zv/kryeministri Fatmir Limaj.

Gjithashtu në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe Ismet Beqiri e Avdullah Hoti nga LDK, Mimoza Kusari e Alternativës, Albin Kurti i Vetëvendosje e të tjerë.

Mirëpo, atje do të jenë edhe ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, ai i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ambasadori italian dhe ai francez