Këshilltari i PDSH-së dorëhiqet dhe ja kthen mandatin partisë

Këshilltari i PDSH-së dorëhiqet dhe ja kthen mandatin partisë

Nga burimet të sigurta nga Partia Demokratike Shqiptare Rtv Aldi merr informacion se këshilltari nga fshati Terrnavë, Xhelal Arifi ka dhënë dorëheqje dhe ja ka dorëzuar mandatin subjektit i cili e kishte kandiduar në zgjedhje

Në seancën e fundit të Kuvendit komunal në Preshevë ku u votua për shkarkimin e Kryetarit të Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, edhe pse partitë që formuan koalicionin e ri qeverisës kanë shumicën prej 21 këshilltarëve, shkarkimi i Arifit nuk kaloi pasi që për shkarkimin e tij votuan 19 këshilltar edhe pse paraprakisht iniciativën për shkarkim e kishin nënshkruar 21 këshilltar nga radhët e PDSH, PVD dhe LR.

Një këshilltar nga radhët e PVD-së përmes një statusi në facebook kishte njoftuar se nuk do të voton edhe pse i njejti ishte nënshkrues i iniciativës për shkarkim. Ndërsa gjatë votimit një tjetër këshilltar kishte bërë fletvotimin të pavlefshëm, e që i pamundësoi shumicës së re të shkarkojnë Kryetarin Shqiprim Arifi.

Dyshimet mbrenda partive politike e sidomos mbrenda PDSH-së ishin se këshilltari nga Tërrnava ishte ai i cili votoi ndryshe nga qëndrimet e partisë së vet andaj kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare menjëher kishte kërkuar nga këshilltari Xhelal Arifi që të deponojë dorëheqjen nga këshilltari komunal, gjë që sipas burimeve të sigurta të Rtv Aldi i njëjti sot e ka deponuar në arhivën e komunës dorëheqjen e tij.

Pas kësaj dorëheqje, Partia Demokratike Shqiptare, Partia për Veprim Demokratik dhe Lëviyja për Reforma përsëri do të kenë shumicën në Kuvendin e Preshevës, ndërsa ekzekutivi, sipas të gjitha gjasave, do të vazhdon të udhëhiqet nga Shqiprim Arifi edhe për së paku 6 muaj.