Fero publikon bashkëpunimin e ri “KaDeWe” me Joker Bra, vjen me skena tejet provokuese në klipi

Fero publikon bashkëpunimin e ri “KaDeWe” me Joker Bra, vjen me skena tejet provokuese në klipi

Reperi Fero ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri me artistin e huaj, Joker Bra.

Kënga është e zhanrit hip-hop dhe vjen e gërshetuar në dy gjuhë: shqip dhe gjermanisht.

‘Beati’ është realizuar nga producenti Çelik Lipa, teksa edhe tekstin e këngës e kanë shkruar secili pjesën e tij.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në shtetin gjerman.

Klipi vjen me skena mjaft provokuese me femra të zhveshura, të cilat realizojnë performancë eksplicite në krahët e reperit.

Fero përndryshe së fundmi u bë sërish i përfolur në media lidhur me një reagim në rrjetet sociale, ku reagoi estradën për sabotim ndaj tij, por që tha se kjo nuk do ta ndalojë në rrugëtimin e tij.