Në fjalimin e tij të mbledhjes solemne për 10 vjetorin e pavarësisë kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova e pavarur do të thotë më shumë paqe në botë.
Sipas tij në këtë 10 vjetor Kosova hynë me të arritura të mëdha por edhe me sfida të cilat duhet të kalohen me unitet politik.
“Jemi të vetëdijshëm se nuk janë përmbushur pritjet e qytetarëve por që së bashku me miqtë tanë jemi duke ecur në atë drejtim”, ka thënë Haradinaj.
Sipas kryeministri Kosova është e përkushtuar për anëtarësim në BE e NATO. Kështu që, Haradinaj ka uruar të gjithë qytetarët për 10 vjetorin e pavarësisë duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në koncertin e “yllit tonë” siç e ka quajtur Rita Orën.