Artisti nga Presheva promovon punimet e tij në ekspozitën e mbajtur në Tiranë (Foto)

Adrian Limani është një fotograf i talentuar nga komuna e Preshevës.

Adriani tashmë është një fotograf shumë i njohur në botë ku  fotografitë e tij  tashmë janë publikuar nëpër revista të ndryshme botërore siç janë:

DailyMail „LightBulb Photography“ 29.08.2012

The Telegraph „Amazing Moon“ 01.10.2012

DailyMail „Amazing Moon“ 01.10.2012

TheSun „Amazing Moon“ 01.10.2012

The Australian “Amazing Moon” 02.10.2012

The Mirror „Amazing Moon“ 03.10.2012

CNN iReport “Beautiful Day – Photo Story” August 2013

The Times 19.02.2014

Fotografitë e artistit nga Presheva, janë shfaqur poashtu në një monitor gjigant të një kompanie në Paris e cila shfaqë punime të ndryshme artistike nga artistë të ndryshëm, e kësaj radhë edhe të artistit shqiptar.

Bëhet fjalë për kompaninë “Vente Privee” që në fasadën e tyre kanë monitor gjigant ku shfaqin punime artistike nga artistë të ndryshëm botëror. Artisti shqipëtar ka realizuar dhe një ekspozitë të tijën "Light of Freedom" në Cyrih të Zvicrrës në vitin 2016.

Së fundmi Adrian Limani ka marrur pjesë dhe në një ekspozitë të mbajtur në Tiranë në Fakultetin e Arteve, me tre fotografi të tij.

Adrian Limani ka shkruar në facebook-une tij: "Ne hapjen e ekspozites Larg dhe Afer ne Galerin e Fakultetit te Arteve ne Tirane.Pjesmarres me keto 3 punime ne mesin e artisteve te ndryshem nga Lugina e Presheves. #art #exhibition #tirana #albania #adrianlimani #gallery"