17 Shkurt, 2018
Preshevë
Në dhjetë vjetorin e Pavarësisë të Republikës së Kosovës!
Mbi themelet e një historie të përgjakshme dhe të vuajtur, ndër shekuj, me shumë mund e sakrificë u ngrit një shtet, shteti më i ri i kontinentit të Evropës, Republika e Kosovës.
Dhjetë vjet më parë, më 17 shkurt të vitit 2008, institucionet e Republikës së Kosovës, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, dhe si i tillë tashmë njihet nga shumë shtete të botës.
Alternativa për Ndryshim me gjitha strukturat e saja, uron popullin e Republikës së Kosovës, institucionet e shtetit dhe gjithë shqipëtarët kudo që jetojnë, këtë ditë feste.
Në këtë vit jubilar, urojmë që institucionet e Republikës së Kosovës të shtyejn para proceset drejt rrugës së integrimeve europiane.
Lavdi e përjetshme atyre që dhanë më të shtrenjtën për këtë ditë.
Urime përvjetori i dhjetë, Kosovë!
Shëndet, përkushtim dhe mbarësi për shtetin e Kosovës dhe shqipëtarët në përgjithësi!
Këshilli qendror i Alternativës për Ndryshim
Ky është postimi në facebook-un e z.Arifi