Të nderuar udhëheqës të institucioneve të Republikës së Kosovës,
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të nderuar shqiptarë kudo që jeni
"Data e 17 shkurtit 2008 do të mbetet përjetësisht në historinë e Kosovës, si kurorë e përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi, demokraci dhe dinjitet njerëzor. Shpallja e Pavarësisë ishte akt historik, por të cilit i ka paraprirë një proces i gjatë çlirimtar, i mbuluar me lavdi, me gjak e sakrifica të panumërta, i ka paraprirë një luftë titanike për jetë a vdekje, që simbolizohet me emrin emblemë të komandantit legjendar, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Sot Kosova përulet me pietet para kujtimit dhe veprave të pashlyeshme të brezave të tërë që u shkrinë për atdheun e tyre, për lirinë dhe përparimin e tij. Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, shqiptarë kudo që jeni, Urime Festa e Pavarësisë”.
Sami SALIHU - kryetar i LR-PDSH
Ky është postimi në facebook-un e z. Salihu