OBRM-PDUKM: S’ka BE me Zaevin

OBRM-PDUKM: S’ka BE me Zaevin

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “s’ka BE me Zaevin, i cili përmes Panamsë bën larje të parave me biznesmenin që është kundër BE-së Daka, ndërsa prokuroria është në gjum”

“Investimi i Dakës është skemë nga Panama për larje të parave në Maqedoni që është miratuar nga Zaev. Daka ka pasur takim me të dhe këtë e dëgjuam nga incizimi që e publikuan mediat, nga ku ka dhënë 300 mijë euro dhe 200 metra katror ryshfet për të përfunduar me punën. Por edhe premtim se pasi të përfundojë puna do të japë edhe 4 milionë euro”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, firma Shik Jalak ka paraparë ndërtim përt mbi 2000 banesa dhe mijëra metra objekte dhe është firmë e regjistruar në Panama – Adastra grup grup, ndërsa Daka Davivkoviq është pronar.

“Një ditë pas formimit të Qeverisë puna ka përfunduar. Dakës i është mundësuar të ndrtojë xhunglë me beton në Tetovë”, thonë nga kjo parti duke shtuar se Zaev dhe Qeveria bëjnë mashtrim dhe i lejojnë Dakës të ndërtojnë në një vend që është dashur të jetë fabrikë.