Hyri në Kosovë me test të falsifikuar për COVID-19, arrestohet një person nga Maqedonia

Hyri në Kosovë me test të falsifikuar për COVID-19, arrestohet një person nga Maqedonia

Një shqiptar, shtetas i Maqedonisë është arrestuar në pikën kufitare në Han të Elezit, pasi i njëjti gjatë kontrollimit të dokumenteve ka prezantuar edhe testin për COVID-19, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar.

Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se dokumentin e ka blerë në rrugë në një lagje të Shkupit nga një person i panjohur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.