Dritan Abazoviq tregon për sa kohë Mali i Zi mund të bëhet me Qeveri të re

Dritan Abazoviq tregon për sa kohë Mali i Zi mund të bëhet me Qeveri të re

Kryetari i Partisë Aksioni i Bashkuar për Reforma në Malin e Zi ka folur rreth formimit të qeverisë së re. Ai është optimist se muajin e ardhshëm vendi do të bëhet me ekzekutiv të ri.

Dritan Abazoviq mendon se Mali i Zi do të mund të zgjedh ekzekutivin në muajin tetor.

“Formimi i qeverisë, shpresoj për disa javë”, tha ai.

“Besoj se çdo gjë ka me mbaru në një mënyrë paqësore dhe demokratike”, shtoi ai.

Ndërkohë javën tjetër pritet që të ftohet seanca e parë e Kuvendit.

“Jena duke zhvillu bisedime për ditë dhe tani për tani çdo gjë po shkon me rregull. Nesër do të takohemi me kryetarin e parlamentit rreth seancës së parë zyrtare ku duam të verifikohen mandatet pastaj të zgjidhet kryetari i ri i parlamentit”. shpjegoi ai. “Mundemi me prit që ajo seancë me qenë në fillim ta javës së ardhshme”, tha Abazoviq.