Ministria e Pushtetit Lokal reagon në lidhje me seancën për shkarkimin e Shqiprim Arifit

Ministria e Pushtetit Lokal reagon në lidhje me seancën për shkarkimin e Shqiprim Arifit

Pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kryetari i Kuvendit Komunal, Agim Sabedini, ka kërkuar shpjegim në lidhje me procedurën e votimit për shkarkimin e Arifit.

Përmes një shkrese të dërguar Ministrisë të vetëqeversisjes lokale të Serbisë nga kryetari i Kuvendit Komunal, Agim Sabedini, është kërkuar shpjegime shtesë rreth ligjshmërisë së procedurës së zhvilluar për shkarkimin e kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Përmes një përgjigje të kthyer nga Ministria për vetëqeverisjen lokale të Serbisë, e të nënshkruar nga sekretari shtetëror në këtë ministri, thuhet se kryetari i Kuvendit ka kompetencat e plota të thirrjes, udhëheqjes me seancën dhe mbarëvajtjen e punimeve të seancës në përputhshmëri me rregulloren e punës së Kuvendit.

Në vazhdim RTV ALDI ju sjell ekskluzivisht përgjigjen e plotë të Ministrisë së pushtetit lokal të Serbisë, të dërguar Kuvendit komunal në Preshevë, respektivisht kryetarit të Kuvendit, Agim Sabedini.