A po e mbështet Moska normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi?

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se vendi i tij mbështet zgjidhjen e të gjitha problemeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës...

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë se vendi  i tij mbështet zgjidhjen e të gjitha problemeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës përmes dialogut të ndërsjellë.

“Ne mendojmë se BE-ja si ndërmjetëse do të veprojë më me përgjegjësi dhe vendosmëri dhe ne do të pranojmë çdo zgjidhje që do të harmonizohet ndërmjet udhëheqjes në Beograd dhe përfaqësuesve në Prishtinë”.

Kryediplomati rus në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” e cila do të transmetohet sonte në Zona B duke komentuar kushtin kryesor të parashtruar nga BE ndaj Serbisë për t`iu bashkuar bllokut e që është normalizimi i raporteve me Kosovën ka potencuar se gjithçka që po ndodh tani rreth kësaj çështje është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare.

“Në vitin 1999, për herë të parë pas procesit të Helsinkit dhe krijimit të OSBE-së, shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së kanë kryer një akt të agresionit kundër një tjetër anëtari të  OSBE-së, dhe që në vetvete është e paprecedent dhe filloi një zinxhir i ngjarjeve shumë të trishtuara.  Rusia ka nga fillimi luajti një rol vendimtar në ndalimin e këtij agresioni, për të kaluar në zgjidhje politike të problemit, dhe rezultatet ishin, ajo ishte miratimi i Rezolutës 1244”

“Rusia në mënyrë të qartë niset  nga fakti që krahina autonome e  Kosovës është pjesë e pandashme e Serbisë, prandaj, në çështjen e Kosovës nuk e përkrahim aq shumë Serbinë, po aq sa mbështesim vendimin e organit më të lartë ndërkombëtar përgjegjës për problemet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, rezolutën 1244 të cilën askush nuk e ka hequr dhe ajo vazhdon të jetë në fuqi”.