Metro: Rita Ora pritet si perëndeshë në vendlindjen e saj Kosovë

Rita Ora është një perëndeshë e vërtetë kur kthehet në atdheun e saj, Kosovë për koncertin e ditës së pavarësisë.

Rita Ora dëshmoi se shtëpia është atje ku të rrah zemra, pasi është kthyer në vendlindjen e saj, Kosovën për një koncert madhështor për ditën e pavarësisë, shkruan Metro.

Familja e saj u largua nga vendi i shkatërruar nga lufta në vtin 1991, kur këngëtarja ishte 1 vjeçe, por kjo nuk e ka ndaluar atë të ndjehet krenare për vendin nga vjen, derisa u kthye në vend për të festuar një dekadë që nga pavarësia nga Serbia.

Këngëtarja ka folur për rrugëtimin e atdheut të saj para koncertit: “Ka qenë një udhëtim i gjatë për të arritur në këtë pikë dhe mendoj se kjo është vetëm fillimi i një udhëtimi të pabesueshëm në vazhdim për vendin tonë”.

27 vjeçarja ka pushtuar sheshin kryesor të kryeqytetit, Prishtina, ku u mbajt koncerti, pasi u mblodhën mijëra persona për ta ndjekur koncertin e saj.

Ajo u shfaq si “ambasadore dhe mike e tyre”, siç ka thënë në rrjetet sociale, para se të takohej me kryeministrin, Ramush Haradinaj. Ndërsa theksoi se ishte e ngazëllyer që do të performonte në qytetin e saj të lindjes.

Këngëtarja është paraqitur së fundi në rolin e Mias në filmin “Fifty Shades Freed”.