''Këshilli Naconial Shqipëtar'' mbrotje e interesave të qyetarëve apo e pazareve politike?!(Video)

Z.Arifi i bëri ftesë dhe partive opozitare që të merrnin pjesë në seancën konstituive ...

Të dielën në mbrëmje të ftuar në emisionin "Zëri Politik" në Rtv Aldi ishin kryetari i Alternativës për Ndryshim z.Shqiprim Arifi dhe kryetari i grupit të qytetarëve Lëvizja për Reforma e PDSH-së z.Sami Salihu, të cilët njëherit kanë nënshkruar dhe një marrëveshje koalicioni për bashkëqeverisje.

Temë e këtij debati ishin pikërisht koalicioni APN & LR-PDSH dhe Lista Serbe si dhe thirrja e seancës konstituive. Z.Arifi dha përgjigje për çështjen e shumëpërfolur të "Planit Aksional'' ku sipas tij menjëher pas ndërtimit të qeverisjes lokale do të krijohet dhe Këshilli Komunal me çrast do të bëhet dhe shfuqizimi i këtij plani.

Z.Arifi i bëri ftesë dhe partive opozitare që të merrnin pjesë në seancën konstituive duke u paraqitur të gatshëm për të dialoguar dhe për të disktutuar për çështje politike.

Sa i takon prishjes së koalicionit PVD-BDL-UDSH dhe LR-PDSH kryetari i grupit të qytetarëve të LR - PDSH-së z. Salihu u deklarua se pikërisht përgjegjës për këtë prishje ishte kryetari i partisë së PDSH-së z.Ragmi Mustafa duke qenë se kjo ishte në favor të z. Mustafa në mënyrë që të rikthehej në politikë.

Gjatë emisionit u diskutua dhe çështja e zgjedhjes së kryetarit për Këshillin Nacional Shqipëtar ku sipas z. Arifi dhe z.Salihu ishte pikërisht një pazar interesash ndërmejt dy partive politike opozitare të PDSH-së dhe PVD-së duke qenë se ishte e vetmja rrugë që këto parti të mbeten gjallë dhe në një formë akoma në pozitë. Sipas z.Arifi përzgjedhja për kryetar e kandidatit nga radhët e PDSH-së ka qenë përzgjedhje jo korrekte ku në këtë rast përmendi dhe ngjarjen e ndodhur në Shkollën e fshatit Raincë.

Si zakonisht z. Arifi nuk heq dorë nga gjuha e ashpër ndaj opozitarëve të tij dukë i akuzuar për prishjen e stabilitetit politik në komunë të Preshevës, e nga ana tjetër shpreson për një qeverisje të mirë dhe në dobi të qyetarëve të komunës së Preshevës me partnerët e tij koalicionar LR e PDSH-së dhe Listën Serbe.