EDHE LYPS EDHE ZGJEDHËS
Para dy viteve Presheva e filloi nje bashkepunim te mire me komunen e Namurit ne Belgjike
Ia mundesuam kryetarit te komunes se Presheves Sh Arifit nje takim ne kabinetin e kryetarit te komunes se Namurit Maxime Prevot i cili eshte dhe kryetar i partise CDH , parti kjo qe eshte dhe pjesmarese ne Qeverine belge
Si fillim i bashkepunimit mes dy komunave Namuri si kryeqytet i Valonise ia dhuroi Presheves nje kamionet per zjarrfiksa me gjeneratore dhe materiale percjellese ne vlere prej 40. 000 euro
U desht disa muaj ti lusim kompetentet e komunes se Presheves qe te vine ta marin kamionin Dhe ne fund i derguan dy shofer te organizates se zjarrfiksve
Sikleti ishte se kryetari i Namurit priste ndonjerin nga udheheqesit komunal te Presheves qe te vinte ne shenje fillimi te bashkepunimit
Ideja ishte qe Presheva te binjakezohej me Namurin ku e prisnin donacione te medha sidomos ne sferen e shendetesise , mjete te vlefshe per shtepine e shendetit ne Presheve
Pas disa diteve iu dhuruan dy kamionet te zjarrfiksve Prishtines
Erdh delegacioni nga Prishtina me nenkryetarin e komunes Muhedin Nushi I priti kryetari i Namurit Maxime Prevot
Ne takim Maxim Prevot deri sa ia dorezonte çelsat nenkryetarit te Prishtines na shikoi neve te Presheves dhe buzeqeshi
Shume mire e kuptova buzeqeshjen e tij dhe u skuqa
Nushi duke na dhene vizit karten na tha ,, ju pres per nje kafe ne Prishtine ,,
Keshilltari ne kabinetin e kryetarit te Namurit, bashkevendasi yne Adnan Rexhepi ngadal me peshperiti ,, Daje Prishtina ia din rendin ketyre puneve ,,
Nuk kam pyetur asnjeher por e di se donacioni i radhes qe planifikoihej per Presheve me mjete per shtepine e shendetit ka shkuar diku ne Afrike
Presheva kurre me nuk u interesua per vazhdimin e bashkepunimit.
Autor i shkrimit , Prof : Muhamed Bektashi