Mustafa takon Grubin, e njofton për lajthitjet e Serbisë rreth kufirit Miratoc-Llojan

Mustafa takon Grubin, e njofton për lajthitjet e Serbisë rreth kufirit Miratoc-Llojan

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa është pritur nga Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Përveë temave të ndryshme, Mustafa ka njoftuar z.Grubi për lathitjet që Beogradi i bënë rreth hapjes së kufirit Miratoc-Llojan.

“Takim i ngrohtë dhe në atmosferë miqësie e vëllezërore me z. Artan Grubi njëherit Zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Maqedonisë Veriore. Këmbimi i mendimeve e përvojave politike sot janë më tē domosdoshme se kurrë. Lajthitjet e Qeverisë në Beograd rreth hapjes së kufijve të kalimeve kufitare me qarkullim të vogël: Miratoc-Llojan, Strezoc-Sopot dhe Sllavujevc-Petrovc që nga vendimi i qeverisë serbe vitin 2005 e këtej, sot i kuptoi në detaje Zëvendëskryeministri shqiptar në qeverinë e Maqedonisë Veriore. Pa dyshim se Zëvendëskryeministri e me këtë edhe BDI jetësisht do të angazhohen në hapjen e këtyre tre vendkalimeve kufitare mes shqiptarëve dhe shqiptarëve në dy anët e kufijve të vendosur papdrejtësisht. Edhe për çfarëdo çështje tjetër dyert e Zëvendëskryeministrit do të mbeten të hapura” ka shkruar pas takimit Ragmi Mustafa