SNS akuzon PVD-në se po bllokon hyrjen e serbëve në pushtet në Bujanoc, reagon Kamberi

SNS akuzon PVD-në se po bllokon hyrjen e serbëve në pushtet në Bujanoc, reagon Kamberi

Kryetari i Partisë Përparimtare të Serbisë (SNS) në Bujanoc Nenad Mitroviç ka akuzuar Partinë për Veprim Demokratik se ajo po e pengon përfshirjen e partive serbe në qeverisjen lokale në Bujanoc.

Pas kësaj deklarate të kreut të SNS-it, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik dhe i deputetit Shaip Kamberi i cili ndër të tjera ka deklaruar se ” Eshtë SNS-i ajo që i diskriminon shqiptarët dhe se PVD rrespekton marrveshjen e Tiranës e që nuk dëshiron përfshirjen e partive serbe në pushtet në Bujanoc deri sa Qeveria e Serbisë i diskriminon shqiptarët”.

Ky është postimi i plotë i Shaip Kamberit

Deputeti dhe shefi lokal i SNS, në një intervistë për Bujanovaçke, paska akuzuar PVD-në se po bllokon hyrjen e serbëve në qeverisjen lokale në Bujanoc”.
PVD akuzon shtetin e serbisë dhe SNS-partinë shtet, për diskriminim ndaj shqiptarëve në sferat jetike edhe në intëgrim në nivelin e organeve shtetërore për vite me radhë. Mitroviq dhe Partia e tij shtet që prej 2012 qeversin me këtë shtet janë fajtorët kryesorë pse, sot, nuk ka shqiptarë në shumë organe shtetërore, ose, edhe atje ku gjenden, janë të përfaqësuar në mënyrë simbolike.
Po, parimi i integrimit është i nevojshëm, por, vetëm nëse ai është universal e jo selektiv siç pretendon Mitroviq dhe partia-shtet e SNS.
Megjithatë, duhet thënë se akuazat e Mitroviq janë rezultat i takimeve dhe bisedave të fshehta që partnerët tanë të caktuar në qeverisjen komunale po mbajnë me Mitroviq dhe SNS dhe po mundohen të shfajsojnë veten ndaj SNS.
PVD është në dijeni të këtyre takimeve dhe tendencave për të inkuadruar SNS në qeverisje lokale pa kurrëfarë kushti.
Nuk di pse kanë nevojë ta bëjnë këtë? Ne kemi një marrveshje e cila parasheh integrimin e serbeve në nivel lokal nëse qeveria e re në Beograd reflekton në drejtim të krijimit të vendve të punës për shqiptarët në organet shtetërore.
Jashta këtij parimi, PVD, nuk do të lejojë modifikim të qeverisjes në Bujanoc dhe bazuar në këtë, ajo do t’i mbetet besnike Marrëveshje së Tiranës.