21 vjeçarja kosovare dëbohet nga Zvicra, kishte ngulfatur dy pacientë për përfitime personale

21 vjeçarja kosovare dëbohet nga Zvicra, kishte ngulfatur dy pacientë për përfitime personale

Një 21 vjeçare me prejardhje nga Kosova, e cila ka punuar si infermiere në një spital psikiatrik në Basel, është dëbuar pas dy dekadash nga Zvicra pasi, akuzohet se ka ngulfatur.

21 vjeçarja, këtë krim e kishte bërë duke pretenduar se duke mos qenë e kënaqur me punën e saj, t’i mundësohet ta transferojnë në një klinikë tjetër, gjëra këto që i ka bëra të gjitha fshehurazi.

Sipas raportit të prokurorisë thuhet se mjekët kanë konstatuar tek ajo një çrregullim të personalitetit, vuan nga një çrregullim i rëndë personaliteti dhe nga skizofrenia.

Kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe në Klinikën Universitare të Psikiatrisë në Bazel ishte përpjekur të mbyste një djalë dymbëdhjetëvjeçar duke e lidhur me një shall rreth qafe. Edhe atëherë ajo kishte dashur ta detyronte transferimin e saj në një institucion tjetër.

Raportohet se e akuzuara është rritur në një shtëpi ku mbretëronte dhuna dhe kishte probleme të mëdha psikologjike edhe në shkollë. Ajo as nuk ka mbaruar shkollën dhe as nuk ka bërë praktikë, ndërsa ka qëndruar në shumë klinika dhe ka bërë shumë terapi.