Nën organizimin e Grupit për Hulumtimin e Politikave të Ballkanit po zhvillohet konferenca “Agjenda për reforma evropiane: Raporti i progresit për qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit”.
Këtu Naim Rashiti ka konstatuar se ka pasur ngecje me përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane këtë vit dhe kjo sipas tij, është pasojë e situatës politike, zgjedhjeve qendrore e lokale dhe vonesat për krijimin e institucioneve.
Në këtë konferencë po merr pjesë edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, që poashtu e ka pranuar se ka pasur ngecje në Agjendën e Reformave Evropiane, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë se në dy muajt e fundit ka një agjendë prioritare zbatimin e ERA-s duke shtuar se MSA dhe ERA janë adaptuar në planin e punës së Qeverisë.
Haradinaj ka deklaruar poashtu se nuk do të ndalet së punuari në përmbushjen e reformave evropiane.
I pari i ekzekutivit ka ripërsëritur edhe këtu se pret që vitin e ardhshëm Kosova të kandidojë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.