Zafir Berisha “e deshifron” vjedhjen e dy milionë eurove pasi Bajrami tha se ishte sulm kibernetik

Zafir Berisha “e deshifron” vjedhjen e dy milionë eurove pasi Bajrami tha se ishte sulm kibernetik

Zafir Berisha, koordinator nacional për Kibernetikë ka reaguar pas vjedhjes së dy milionë eurove nga thesari i shtetit, rast ky që ministrja Bajrami e cilësoi si pikërisht sulm kibernetik.

Postimi i plotë i Zafir Berishës në Facebook:

Raca e poshtër e sojit të Agron Demit po mundohen me u bërë interesant dhe lajm duke e lakuar emrin tim!

(Sipas këtij soji edhe arka e vjedhur në AUV është sulm kibernetik)

“Hajni i shtëpis” sipas mendimit tim nuk mundet të quhet “sulm kibernetik”, sepse sipas asaj që deri në këto momente është publike, vjedhja e më shumë se 2 milion eurove në ministrinë e znj Bajrami, po delë të është bërë nga dikush mbrenda i cili e ka shfrytezuar “pauzën” për të ndërhy nëpër fjalekalime në sistemin e thesarit.

Nëse unë jamë koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, nuk nënkupton se me “snajperkën” time të luftës duhet t’i ruaj sistemet e ndishem të çdo institucioni.

Detyra që jam duke bërë është që Kosova urgjenitishtë të ketë ligjin për Siguri Kibernetike, që për fatin e keq deri tash i mungon dhe përmes ligjit të krijojmë autoritete të veqant për siguri kebernetike.