Daçiq zgjidhet kryetar i Kuvendit të Serbisë

Ivica Daçiq është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Serbisë.

Me 225 vota, Ivica Daçiq është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Serbisë.

Sipas medieve serbe, Daçiqin e votuan pro të gjitha partitë, duke përjashtuar deputetët shqiptarë dhe deputetin e pavarur Vlladan Gllishiq.

Madje siç raportojnë mediet serbe, gjatë kohës së votimit, deputetët shqiptarë as nuk ishin të pranishëm në sallën e kuvendit.

Gjatë fjalimit të tij, Daçiq pasi që u zgjodh kryeparlamentar, falënderoi presidentin, Aleksandar Vuçiq, dhe theksoi që do ta kultivojë tolerancën dhe mendimin ndryshe në Kuvendin e Serbisë.

“E vetmja gjë që unë kërkoj nga të gjithë deputetët është që ne të kemi tolerancë për mendime të ndryshme. Falënderoj Aleksandar Vuçiqin, i cili nuk u desh të bëjë një zgjedhje të tillë, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve. Detyra jonë do të jetë të kontribuojmë në unitetin në Serbi, për të mbrojtur dinjitetin dhe integritetin e parlamentit. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e madhe”, theksoi Daçiq.