Shuarja e Task-forcës antikorrupsion, Vetëvendosje fton Hotin në interpelancë

Shuarja e Task-forcës antikorrupsion, Vetëvendosje fton Hotin në interpelancë

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka dorëzuar sot kërkesën për interpelancë për kryeministrin Avdullah Hoti, lidhur me vendimin e qeverisë për shuarjen e Task-Forcës antikorrupsion.

Lëvizja Vetëvendosje shfuqizimin e Task-Forcës e quan një mesazh inkurajues për zyrtarët e korruptuar e të përfshirë në keqpërdorime të ndryshme të detyrës zyrtare dhe parasë publike.

“Shuarja e kësaj Task-Force është një vendim i dëmshëm dhe i shërben më shumë mirëmbajtjes së korrupsionit, duke penguar mekanizmat kundër keqpërdorimit të detyrës zyrtare e pasurisë publike, në kohën kur kërkohet ndërmarrja e veprimeve konkrete në luftimin e korrupsionit”, thotë Vetëvendosje.

Vetëvendosje konsideron se çfarëdo përpjekje kundër korrupsionit pashmangshëm duhet të fillojë dhe të kalojë përmes zyrtarëve të lartë institucionalë dhe se luftimi i korrupsionit mund të bëhet vetëm nga një qeveri e ligjshme, e ndershme dhe që ka me vullnetin politik.