Thaçi fton në takim ambasadorët e Kuintit, diskutojnë për ratifikimin e demarkacionit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar në takim ambasadorët e shteteve anëtare të Kuintit

Në këtë takim do të diskutohet për ratifikimin sa më të shpejt të demarkacionit.

“Në këtë takim do të diskutohet lidhur me ratifikimin sa më të shpejt të demarkacionit, i cili i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ky burim.

Kjo është era e dytë brenda pak ditëve, që presidenti Thaçi thirr në takim ambasadorët e Kuintit

Javën e kalur, pasi presidenti Thaçi bëri të ditur marrëveshjen për demarkacionin me presidentin e Malit të Zi, shefja e BE-së, Apostolova kishte ftuar në takim liderët dhe udhëheqësit e partive politike, e po ashtu edhe ambasadorët e shteteve tjera