Vuçiq: Propozimet për njohje të Kosovës, nuk i marr parasysh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se në fund të prillit do të propozojë një zgjidhje për Kosovën.

Gjatë një emisioni televiziv në Serbi, Vuçiq ka thënë se idetë që së fundi po rishfaqen për ndarjen, janë të pakuptimta dhe se Serbia duhet të dal me propozime serioze.

“Unë do të ju njoftoj në fund të prillit, besoj se deri atëherë do të kemi ide dhe një drejtim pozitiv në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se ka marrë shumë letra dhe propozime lidhur me Kosovën.

“Kur marrë letra të tilla në të cilat flitet për njohjen e Kosovës shtet unë i grisi ato”, ka thënë Vuçiq.

I pyetur se kush i dërgon këso propozime, ai ka thënë se është një botë perëndimore e cila e ka njohur Kosovën, duke theksuar se ai do të shkojë vetëm me një propozim për të cilin do të deklarohet në fund të prillit.