Arifi: Nuk ka marrëveshje të reja me Serbinë pa u zbatuar të vjetrat

Avni Arfi, udhëheqës i Delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme...

Avni Arfi, udhëheqës i Delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme, ka thënë se do të ishte mirë që në ekipin teknik të ishin prezent edhe përfaqësues nga të gjitha partitë parlamnetare.

Ai ka theksuar se po synojnë përmbylljen e dialogut me një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve.

Arifi ka thënë se marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen në tërësi, duke shtuar se nuk synojnë marrëveshje të reja pa zbatimin e atyre që janë nënshkruar më heret, raporton lajmi.net.

Kryesuesja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani ka kërkuar për temat që do diskutohen dhe nenshkrimin e marrëveshjeve të informohet edhe Kuvendi.

Ajo ka kërkuar sqarime për Asocacionin nëse është prioritet formimi i tij dhe se a vazhdon të ketë qëndrimin e njëjtë Qeveria që Asocacioni të formohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.