Këto janë dënimet për COVID-19 që kanë hyrë në fuqi nga sot në Serbi

Këto janë dënimet për COVID-19 që kanë hyrë në fuqi nga sot në Serbi

DËNIMET QYSH NGA SOT! Ligji korona hyn sot në fuqi

Ndryshimet e Ligjit mbi mbrojtjen e qytetarëve nga sëmundjet infektive hyj në fuqi sot në ora 14h.

Kuvendi i Serbisë mbrëmë ka aprovuar ndryshimet dhe plotësimet e ligjit mbi mbrojtjen e qytetarëve nga sëmundjet infektive, i cili paraqet kornizën ligjore për masat dhe procedurat në të cilat sipas përgjegjësve më mirë do të mbahet nën kontrollë epidemia e virusit korona dhe të parandalohen pasojat më të mëdha negative.

Nëse pas hyrjes në fuqi të ligjit, juve gjendeni pa maskë në ambiente të mbyllura dhe nuk respektoni distancën fizike, dënimi i menjëhershmë do të jetë në shumë prej 5.000 dinarë për personat fizik dhe 50.000 deri në 300.000 dinarë për ata juridik.