Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka qenë ndër pjesëmarrëset në ndarjen e çmimeve të “People’s Choice Awards”.
Pasi një një shumicë e eventeve u anuluan, kjo e fundit vendosi të mbahet për herë të 46-të në Santa Monica, shkruan Daily Mail.
Në mesin e shumë artistëve, vëmendje të madhe mori paraqitja e bukuroshes, e cila shkëlqente me veshjen.
Bebe kishte zgjedhur të theksojë linjat trupore më një fustan të zi, dhe një palë këpucë unike.
Sa i përket aksesorëve, këngëtarja ka zgjedhur vetëm një qafore me plot shkëlqim.
Theksojmë se ajo prezantoi edhe njërin prej çmimeve, që shkoi për emisionin e Ellen DeGeneres.