Irkenc Hyka nis punën për këngën e re, fotografohet në studio muzikore me maskë

Irkenc Hyka nis punën për këngën e re, fotografohet në studio muzikore me maskë

Këngëtari dhe kompozitori i njohur nga Shqipëria, Irkenc Hyka, ka filluar punën për një projekt të ri muzikor.

Artisti, i cili qëndron prapa shumë hiteve shqiptare, njoftoi përmes rrjeteve sociale se së shpejti vjen me këngë të re.

Ai ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet nga studioja e tij muzikore duke respektuar po ashtu masat ndaj COVID-19, me maskë në fytyrë.

“Nuk duhet me m’lon me këndu mo se ka probleme serioze”, ka thënë ai.

Reagimet në hapësirën për komente ishin të shumta dhe duket se mezi po pritet edhe nga publiku.

“Asaj” ndryshe mban titullin kënga e fundit që Irkenci ka publikuar, e cila për vetëm një javë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube.