Thaçi dekoron Agim Çekun, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot edhe ish shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çekun, me Medaljen Presidenciale...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot edhe ish shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çekun, me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë, për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Presidenti Thaçi, deri më tani ka dekoruar edhe kryeministrin Hardinaj, kryeparlamentarin Veseli, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, Rita Orën dhe personalitete tjera.

Përmes profilit të tij në Facebook, Thaçi ka paralajmëruar se do të dekorojë edhe shumë të tjera, nga një listë prej 500 të propozuarve.