Sinani apelon për kujdes, falenderon stafin mjeksor dhe ngushllon familjet që patën viktima

Sinani apelon për kujdes, falenderon stafin mjeksor dhe ngushllon familjet që patën viktima

Kryetarja e Degës së Partisë për Veprim Demokratik Ardita Sinani ka shprehur ngushllime familjeve që humbën më të dashrit e tyre nga Covid 19, ka falenderuar mjekët por dhe ka apeluar të kemi kujdes të shtuar në këtë gjendje të rëndë që po kalon Presheva.

Të dashur qytetar të komunës së Preshevës,
Situata aktuale alarmante e Pandemisë në rajon dhe në vend, rritja e vazhdueshme e numrit të infektuarve rrit një shqetësim të madh dhe brengë të popullatës!
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre si dhe i uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë të infektuarve!
Sot, jemi të detyruar të tregojmë kujdes, disiplinë, duke u mbështetur në Zotin fuqiplotë që ta kalojmë këtë situatë pa pasoja dhe të ndjekim këshillat e profesionistëve!
Falënderim i posaçëm për ndihmën e vazhueshme të stafit mjeksor të cilët meritojnë Respekt jashtëzakonisht të madh!
Ta ruajmë veten dhe njëri-tjetrin në mënyrë që ti mbrojmë familjet, fëmijët dhe prindërit tanë!
Me respekt,
Ardita SINANI