Zaev drejt dekriminalizimit të hashashit: Do të pihet kanabis lirisht në Ohër e Shkup

Zaev drejt dekriminalizimit të hashashit: Do të pihet kanabis lirisht në Ohër e Shkup

Pas legalizimit të prodhimit të canabis cativa për arsye medicinale, Maqedonia e Veriut pritet të lejojë përdorimin e gjerë të mariuanës në publik, duke dekriminalizuar përdorimin e saj.

Është vetë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev që e ka shpallur këtë synim në një intervistë për radion shtetërore gjermane, Deutsche Welle.

Zaev tha se kjo çështje është akoma në debatin publik dhe nëse rezulton se opinioni i përgjithshëm publik është pozitiv, atëherë do të kalojmë në përgatitjen e kornizës ligjore. Sipas tij qeveria është e bindur që përdorimi i marijuanës për qëllime turistike do të ndihmojë turizmin në Maqedoni.

“Ideja është të japim mundësi për vendet turisitike, përfshirë këtu edhe Shkupin, pse jo, një vend serioz turisitik, kafenetë ekzistuese dhe ato të reja, me standarde të caktuara – ventilimi, dëshmia për origjinën e marihuanës, etj, për të lejuar konsumimin e marihuanës brenda tyre. Sipas standardeve të barabarta për të gjithë, çdokush mund të aplikojë. Besoj se për një vend të vogël mund të sjellë zhvillim serioz të hotelerisë, turizmit dhe të ngjashme”, tha kryeministri Zaev për Deutsche Welle.