AAK-ja e rehaton militantin e vetë pranë Dhomave të Specializuara

AAK-ja e rehaton militantin e vetë pranë Dhomave të Specializuara

Fuqia e autoritetit pushtetarë nuk ka të ndalur në punësimet partiake.

Para pak ditësh, Ministria e Drejtësisë e cila udhëhiqet nga ministri i AAK-së, Selim Selimi ka punësuar aktivistin e AAK-së, Astrit Gjocajn.

Gjocaj është punësuar MD për të dhënë ndihmë tek Dhomat e Specializuara, shkruan lajmi.net.

Ai është vëllai i sekretari organizativ të rinisë së AAK-së, Demokrat Gjocaj.

Aktivizmin për AAK-në nuk e ka fshehur as vetë Astriti, pasi e ka publik në rrjetin social facebook.

Konkretisht pozita e tij do të jetë, zyrtar i Divizionit për Koordinimin e Procesit për Mbrojte Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuarve Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara.

Mandati i tij fillon me datë 05.11.2020 dhe zgjatë deri 31.12.2020, përkatësisht deri sa të merret një vendim tjetër.

“Duke pasur parasysh detyrat dhe përgjegjësitë që dalin nga miratimi i udhëzimeve admistrative që parasheh Ligji nr.05/L -054 për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, nisur nga fakti se kapacitete aktuale nuk janë të mjaftueshme për përmbushjen e këtyre detyrave dhe përgjegjësive, si dhe duke u bazuar në kërkesën e datës 28.07.2020 për shtim të kapaciteteve në Divizionin për Koordinimin e Procesit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetje Financiare të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, u vendos si në dispozitat në vijim”, thuhet në arsyetimin e përzgjedhjes së konkursit të MD-së.

Ndryshe, para pak ditëve autoritet qeveritare kanë deklaruar se në qeverinë Hoti nuk do të ketë asnjë punësim partiake si dhe do të ketë zero korrupsion.