Nga 17 nëntori, Javët e Kulturës Shqiptare në Austri

Me qëllim të paraqitjes në mënyrë sa më dinjitoze të kulturës dhe artit shqiptar, në Austri që nga..

Me qëllim të paraqitjes në mënyrë sa më dinjitoze të kulturës dhe artit shqiptar, në Austri që nga 17 nëntori, fillojnë  Javët e Kulturës Shqiptare.

Sipas organizatorëve synim i një festivali të tillë është rritja e numrit të shikueshmërisë dhe veprimtarisë përmes artistëve dhe veprimtarëve mbarkombëtarisht të njohur shqiptarë.

Po ashtu në Javët e Kulturës Shqiptare, qëllim është tërheqja e vëmendjes së pjesëmarrësve austriakë dhe ndërkombëtarë.

Sipas një njoftimi të dërguar në adresë të klankosova.tv, për vitin 2017, qëllimet e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri janë:

Ruajtja e identitetit
Integrimi më i mirë në të gjitha strukturat e shoqërisë austriake
Prezantimi i vlerave të mirfillta që zotëron Diaspora Shqiptare
Krijimi i lidhjeve të reja dhe lobimi më i mirë i komunitetit shqiptar në Austri
Aktivitete të përbashkëta me të gjitha shoqatat dhe krijuesit shqiptarë në Austri
Rritja e numrit të pjesëmarrësve austriak dhe internacional

Hapja zyrtare e Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri, do bëhet me paraqitjen e ekspozitës ”Muscle Memory” nga artisti shqiptar Jakup Ferri.

Javët e Kulturës Shqiptare në Austri, po ashtu do përcillen edhe me Natë DokuFesti, Natë Muzike Klasike, Balet dhe pika kulturore artistiko-shqiptare.

Për më shumë informacion për të interesuarit për pjesëmarrje mund të mësoni përditësimet e publikuara në llogarinë zyrtare të organizatorëve të këtij aktiviteti në facebook, faqe në të cilën mund të kaloni duke shtypur vegëzën e vendosur KËTU.

Të gjitha aktivitetet do të prezantohen në Vienë të Austrisë.